Kosova

Albin Kurti: Pezulluam targat, për t’i dhënë hapësirë planit franko-gjerman

Albin Kurti: Pezulluam targat, për t’i dhënë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një interpelancë thirrur në Kuvend për çështjen e dialogut me Serbinë ka deklaruar se me shtyrjen e afatit të targave ai i ka dhënë më shuam frymëmarrje procesit ndërsa pret tashmë nga Brukseli zyrtar që të jetësojnë marrëveshjen finale një orë e më parë. Kurti ka treguar përpara ligjvënësve rrjedhën e diskutimeve deri në atë që u konsiderua nga një pjesë e opozitës vendase edhe si një tërheqje e tij nga afati zyrtar i vendosur për targat.

“Teksti i prezantuar nga zoti Borrell si draft deklaratë që mëtohej të lëshohej në fund të takimit, kishte dy paragrafë që bënin thirrje për përqendrim me urgjencë për normalizim të marrëdhënieve. Ishte vendosur edhe një afat për marsin 2023. Në parim, ne u pajtuam me këtë ftesë dhe i premë biletat për Bruksel. Në kuadër të diskutimeve atje, gjithmonë e kemi vënë theksin te propozimi i BE për marrëveshje, jo dialog për proces, apo një problem të vogël. Ne ishim dakord të pezullonim veprimet e mëtejshme, si gjobat, nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave. Ndodheshim fare pranë tij, për të arritur një deklaratë të përbashkët. E përsëris që takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm, pasi BE u fokusua vetëm te veprimet në lidhje me targat. Në gjykimin tim, dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillimet e së hënës. U braktis propozimi europian pikërisht nga ndërmjetësit. Tani jemi në situatë tjetër. Kemi pezulluar veprimet për t’i dhënë hapësirë planit franko-gjerman. Tani i takon sponsorizuesve të këtij plani, për një afat sa më të shpejtë për normalizimin e marrëdhënieve,” ishte shpjegimi i Albin Kurtit në Kuvend.