Albin Kurti: Pse nuk mund të pranojmë asocacionin një etnik
Albin Kurti në një intervistë në Euronews Albania ka treguar arsyet pse Kosova nuk mund ta pranojë asocacionin një etnik, pavarësisht presionit të madh që po ushtrohet.
Ai tha se Marrëveshja e Asosacionit është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kurti po ashtu tha se Serbia këtë e kërkon vetëm për Kosovën.
“Serbia pretendon se asosacioni është modeli i duhur, por është interesante se këtë gjë e kërkon veç për Kosovën, jo edhe për vete. Tash normalizimi i marrëdhënieve është mes dy shteteve, jo i një shteti me krahinën e vet. Nëse ka një propozim për pakicat kombëtare në Kosovë, me parimin e reciprocitetit duhet ta zbatojë edhe në Serbi. Përgjithësisht ka më shumë shqiptarë në Serbi, sesa serbë në Kosovë, sepse shqiptarë nuk ka vetëm në Medvegj, Preshevë e Bujanovc, po ka shqiptarë edhe në Vran edhe në Beograd edhe në Vojvodinë ka edhe në vende të tjera, ashtu sikurse edhe serbë nuk ka vetëm në veri të Kosovës,” u shpreh ai.
Kurti tha gjithashtu se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.