Kosova

Albin Kurti: Tri ditë, tri medalje për Kosovën

Albin Kurti: Tri dite?, tri medalje pe?r Kosove?n

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një status për sportistet që nderuan me fitoren e medaljes së Artë në Lojërat Olimpike në Tokio, si Nora Gjakova dhe Distria Krasniqit, por edhe skuadra e basketbollit që mori medaljen e bronxtë.

Shkëlqimin e tyre nën flamurin e Kosovës, Albin Kurti e sheh si shpresë për një të ardhme të ndritur e të barabartë për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa kujton edhe Ditën e Zisë për shkak të aksidentit fatal në Kroaci, ku 9 turistë dhe shoferi rezervë i autobusit që udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë humbën jetën ndërsa shumë tjerë janë plagosur.

Postimi i plotë i Albin Kurtit në Instagram:

Tri ditë, tri medalje për Kosovën

E shtuna në Kosovë filloi me suksesin e jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit. E artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020!

Dje, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, kategoria e vajzave, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Kjo ishte hera e parë që vashat e Kosovës luajtën në garat ndërkombëtare.

Sot, Nora Gjakova, me forcën e saj na dha zemër edhe neve. Në një ditë zie e pikëllimi, ajo i dhuroi Kosovës edhe një medalje të artë olimpike.

Vajzat tona vazhdojnë të dalin trimfuese mbi kundërshtaret sportive dhe mbi paragjykimet për përzgjedhjen e profesioneve. Forca dhe vendosmëria e tyre janë shembull për vajzat dhe djemtë kudo.

Shkëlqimi i medaljeve të tyre na jep shpresë të gjithë neve për të ardhme të ndritur e të barabartë.

Albin Kurti: Tri dite?, tri medalje pe?r Kosove?n

Albin Kurti: Tri dite?, tri medalje pe?r Kosove?n

Albin Kurti: Tri dite?, tri medalje pe?r Kosove?n

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

*Tiranapost.al.