Kosova

Ambasadori rus kërcënon ministren e Jashtme të Kosovës gjatë mbledhjes së OKB

Ambasadori rus kërcënon ministren e Jashtme të Kosovës

Ambasadori rus i Kombeve të Bashkura, Vasily Nebezja i ka dhënë një mesazh të fortë ministres Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ambasadori Nebezja ka kërcënuar Haradinajn, se do ta përjashtonin nga takimi i radhës nëse shfaqte simbolet e Kosovës.

“Kushtet në të cilat përfaqësuesit e Kosovës mund të marrin pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit janë të përcaktuara qartë”, ka thënë ambasadori i Rusisë nën cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.