Kosova

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I dërguari i Trump sulmon Euobserver: Fake News, as nuk më pyetët

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I

Një artikull i publikuar në Euobserver që mban titullin: Amerika vazhdon të jetë e hapur ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, e nga ku citohen deklarata të zyrtarit amerikan Palmer por edhe vetë i dërguari special i Trump, njëherësh ambasador i Amerikës në Gjermani Richard Grenell, është quajtur Fake News. Ky i fundit ka postuar artikullin në adresë e tij në Twitter dhe shkruan: Fake News, dhe ju nuk keni shkruar apo telefonuar kurrë për të pyetur. Unë jam për atë që palët bien dakord. Jam i përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë.

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I

Por çfarë shkruan artikulli i Euobserver? lexojeni atë si më poshtë.

Amerika ka refuzuar të përjashtojë idenë e shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit gjerman.

I dërguari i posaçëm i Amerikës në Ballkanin perëndimor, Mattheë Palmer iu përgjigj Euobserver të hënën nga Brukseli me 17 shkurt kur u pyet për këtë plan të diskutueshëm. Ai përgjigjet: "Varet nga palët se si do vendosin parametrat e dialogut.

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I

Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t'u rikthyer në tryezën e bisedimeve, duke vendosur çështjet shqetësuese në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një shtegu drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, në mënyrë ideale dhe me njohje të ndërsjellë. Ne do të dëshironim të shihnim njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit të negociatave".

Euobserver shkruan se Palmer nuk pranoi ti përgjigjej pyetjeve të mëtejshme nëse pozicioni amerikan shkon kundër Gjermanisë, me kancelarin që ka deklaruar se ideja e shkëmbimit territorial mund të destabilizojë rajonin.

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I

Ideja që Serbia të marrë territorin me shumicë-serbe të veriut të Kosovës, në këmbim të dhënies- Kosovës një zonë me shumicë shqiptare, të quajtur Lugina e Preshevës u shfaq së pari mes të vitit 2018 në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis presidentit serb dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
"Politika amerikane është që nëse të dy palët mund ta zgjidhin atë midis tyre dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë rregullimet territoriale," tha këshilltari i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, në atë kohë.

Institucionet e BE-së i bënë jehonë Boltonit, edhe pse Gjermania, protagonisti kryesor i BE në Ballkanin Perëndimor, tha se ideja mund të shkaktojë krisje në një rajon ku ndryshimi i kufijve në linjat etnike çoi në luftëra 20 vjet më parë.

Amerika ende e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? I

Kosova u nda nga Serbia në 1999 dhe shpalli pavarësinë në 2008. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve u prishën në fund të vitit 2018 mes një mosmarrëveshje për tarifat.

Por plani i shkëmbimit territorial mbeti i njohur në qarqet amerikane, me një të dërguar të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili vazhdoi të promovonte idenë e një marrëveshje të shpejtë për njohjen, në vitin e kaluar.

Republika Srpska, entiteti serb në Bosnjë ka kërcënuar, të shtunën e kaluar se do të zhvillojë një referendum për pavarësinë, ndërsa anëtarët e kishës Ortodokse serbe organizuan protesta kundër qeverisë pro-BE-së në Mal të Zi.

Euobserver citon në fund kryeministrin Rama:

"Ne jemi si të dashurit që presin të martohen, por pala tjetër nuk shkaqet në martesë”, tha Rama vitin e kaluar në Bruksel pasi BE refuzoi të hapte negociatat". / Tiranapost.al.