Kosova

Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, konfirmohen 54 raste të reja

Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, konfirmohen 54 raste

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 670 testime nga të cilët rezultojnë 54 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshuar si mbartës të virusit SARS-CoV-2 dhe 625 raste vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.