Kosova

Arrestohet shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci! E kishte zënë gjumi në timon

Arrestohet shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci! E kishte

Mediat kroate kanë njoftuar se forcat e rendit të shtetit fqinj kanë arrestuar shoferin e autobusit së linjës Prishtinë-Frankfurt, i cili devijoi nga rruga duke sjellë vdekjen e 10 njerëzve dhe plagosjen e 30 të tjerëve.

Shkak për arrestimin e tij është bërë dëshmia se e kishte zënë gjumi për një moment në timon, çka tanimë konfirmohet si shkaku i aksidentit të frikshëm, që i ka marrë jetën edhe shoferit rezervë.

Tiranapost.al