Kosova

Arrihet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë! Ja sa vota mori Vjosa Osmani në raundin e parë

Arrihet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë! Ja sa vota

Pas dy përpjekjesh të dështuara ditën e djeshme, është arritur kuorimi prej 80 deputetësh në Kuvendin e Kosovës për realizimin e raundit të parë të zgjedhjes së kreut të shtetit. Kjo është arritur nëpërmjet negociatave të Vetëvendosjes me ligjvënës të partive të tjera që janë bindur të marrin pjesë, për të shmangur rrezikun e rikthimit të vendit në zgjedhje për të tretën herë në dy vite.

Rezultati i 81 votave të hedhura:

Vjosa Osmani - 69

Të Pavlefshme - 12

Nasuf Bejta - 0

Ditën e djeshme mospjesëmarrja e tre deputetëve të LDK-së ka bllokuar krejtësisht procesin. Kujtojmë se në dy raundet e para për t’u zgjedhur në postin e Presidentes, Vjosa Osmanit do i duhen 80 vota, por në mungesë të tyre në raundin e tretë mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, të cilat ajo tashmë i ka të siguruara.

Tiranapost.al