Kosova

Arsyeja pse Hashim Thaçi u shtrua në spital nuk ka lidhje me koronavirusin

Arsyeja pse Hashim Thaçi u shtrua në spital nuk ka lidhje me

Shtrimi në spital i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka lidhje me virusin, por pasi ka patur shqetësime për shkak të gurëve në veshka. Ai shkoi për një kontroll mëngjesin e sotëm në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas u shtrua në Klinikën e Urologjisë.

Gjendja e tij tashmë është e stabilizuar:

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabël dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

Vetë kreu i shtetit të Kosovës reagoi duke falënderuar stafin mjekësor që po kujdeset për të:

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”.