Kosova

Ashpërsohen masat në Kosovë nga 30 korriku për ata që kthehen edhe nga Shqipëria

Ashpërsohen masat në Kosovë nga 30 korriku për ata që

Situata e rënduar nga koronavirusi ka bërë që qeveria e Kosovës të marrë masa më drastike, nisur dhe nga fakti se kanë mbetur shumë pak shtretër të lirë për pacientët e infektuar.

Një artikull i publikuar nga Klan Kosova tregon se qeveria ka propozuar një vendim: Nga data 30 korrik e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës që kthehen në vend nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetëkarantinohen apo të izolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre. Këto vende janë konsideruar me risk të larë infeksioni. 

Për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrimi apo leje të përkohshme dhë që dalin nga territori Kosovar, nëse nuk kthehen në Kosovë për 48 orë, duhet të paraqesin një test koronavirusi që të tregojë se janë të painfektuar ose edhe ata do të vetëkarantinohen për 7 ditë.

Ashpërsohen masat në Kosovë nga 30 korriku për ata që

Aktualisht qytetarët e Kosovës hyjnë lirshëm në territorin shqiptar pa treguar ndonjë test koronavirusi, dhe pa karantinë. 

Kosova ka 7,413 raste, 185 viktima, 4,027 të shëruar.