Kosova

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës

Kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e tij. Hoti u prit nga sekretari Fitim Krasniqi.

Ceremonia nisi para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe kryeministri Hoti parakaloi para Gardës së shtetit.

Hoti do mbajë homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe para memorialit të Adem Jasharit. 

Në ditën e tij të parë si kryeministër, do vizitojë edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërkaq ish-kryeministri Albin Kurti nuk do jetë i pranishëm gjatë dorëzimit të detyrës.