Kosova

Berat Buzhala: Pse humba besimin tek Albin Kurti! Nuk mund të na vinte në rrezik me Amerikën

Berat Buzhala: Pse humba besimin tek Albin Kurti! Nuk mund të na vinte

Ai e ka mbështetur Albin Kurtin dhe tashmë është shfaqur si kritik. Berat Buzhala e akuzon Albin Kurtin për mungesë takti dhe politike të duhur me faktorin ndërkombëtar.

“Albin Kurti e provokoi vetë krizën politike me shkarkimin e ministrit të LDK, pa u konsultuar aspak për këtë vendim me aleatin e vet në qeverisje. Duke qenë kryeministër, nuk mjafton të qeverisësh mirë brenda, por edhe për jashtë. Me qeverisjen e tij Kurti e ka sjellë Kosovën në qorrsokak me SHBA. Kosova nuk e ka luksin të ketë një kryeministër të tallet me ndërmjetësin amerikan në dialogun me Serbinë. E kam kritikuar Albin Kurtin për kokëfortësinë për të mos hequr taksën. Kosova pa SHBA pëson fiasko”, tha ai për “Euronews Albania”.