Kosova

Bilanc i rëndë nga Covid në Kosovë, 19 viktima dhe 721 raste të reja

Bilanc i rëndë nga Covid në Kosovë, 19 viktima dhe 721 raste

19 viktima dhe 721 raste të reja nga Covid-19, ky është bilanci që ka raportuar sot Ministria e Shëndetësia në Kosovë.

Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 1,633 teste dhe theksojnë se në terren po vijon gjurmimi i kontakteve, ndërsa 721 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste vdekje.

Po ashtu bëhet me dije se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.