Kosova

Caktohet data e takimit Hoti- Vuçiç: Dhe jo në Uashington

Caktohet data e takimit Hoti- Vuçiç: Dhe jo në Uashington

Aktakuzat ndaj presidentit Thaçi për krime luftë nga prokuroria e Hagës aniluan takimin e parë për dialogun Kosovë-Serbi në Uashington. Por BE do të ndërmjetësojë të dielën e 12 korrikut takimin e parë të nivelit të lartë.

Në vend të Hashim Thaçit do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti. Lajmin e ka bërë me dije sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano i cili tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do takohen me ndërmjetësimin e shefit të politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Caktohet data e takimit Hoti- Vuçiç: Dhe jo në Uashington

Takimit të së dielës do t’i paraprijë takimit virtual të premten të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Gjermane Angela Merkel. Ndërkaq, nesër kryeministri Hoti do të pritet në Paris nga Emmanuel Macron. Për takimin në Uashington, ambasadori Richard Grenell pati thënë se do të caktohej një datë e re.