Kosova

Debate në Kosovë për hyrjen me pagesë në Prishtinë! Kryebashkiaku i Gjilanit kundërshton Shpend Ahmetin

Debate në Kosovë për hyrjen me pagesë në

Në Prishtinë do të hyhet me makinë me pagesë. Ky është plani i kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe gjasat janë që ky plan-projekt të kthehet në vendim në muajin nëntor dhe të vihet në fuqi nga viti i ardhshëm.

Debate në Kosovë për hyrjen me pagesë në
Shpend Ahmeti

Sipas Shpend Ahmetit, një vendim i tillë do të eleminonte problemin e trafikut të madh, që nuk mund të zgjidhet me zgjerim të rrugëve dhe me planin për ndërtimin e unazave.

Debate në Kosovë për hyrjen me pagesë në

Thënë shkurt: Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga qytetet e vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.

Ende nuk dihet tarifa që po diskutohet të vendoset dhe nëse do të miratohet, por ky plan nuk është mirëpritur nga kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, i cili po e kundërshton.

Debate në Kosovë për hyrjen me pagesë në
Lutfi Haziri

Në intervistë për televizionin e Kosovës, RTV2, Haziri ka thënë:

Prishtina është e prishtinasve, munden edhe me pagesë me e bë, por për dalje në kufi të Kosovës,  Gjilani i ka tre sosh, kanë me pagua dhjetëfishin e hyrjes së gjilanasve në Prishtinë.

Po nëse nje vendim i tillë mund të diskutohet në Tiranë? Ju si mendoni?