Kosova

Deklarata e Erdogan për Kosovën acaron Vuçiç: Vendosim vetë, s'jemi tokë turke

Deklarata e Erdogan për Kosovën acaron Vuçiç: Vendosim

Një deklaratë e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan se do të lobojë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, edhe në SHBA, ka trazuar ujërat e politikës në Serbi. Disa ditë pas deklaratës së Erdogan, presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar sot: Një ‘viktimizim’ ndoshta për shkak të fuqisë së shtetit turk, por edhe një paralajmërim kur thotë: Këtu nuk jemi në tokë turke, jemi të vegjël por jo aq sa të mos kundërshtojmë! Ndërsa me tone të zbutura ai thotë se do të flasë me Erdogan që ta bindë!

Aleksandër Vuçiç: Erdogan është një politikan i zoti, realisht, dhe Turqia është një superfuqi. Do tentoj të flas me të dhe me Grekët. Ai kujtoi marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë në Uashington: Nëse e fillojnë nga 1 shtatori, deri kur marrëveshja jonë të jetë e vlefshme, ne do na duhet të mbrojmë veten. Erdogan është një lider i madh, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm dhe Serbia është më pak e rëndësishme se Turqia, por nuk jemi aq të vegjël sa të mos tentojmë të kundërshtojmë, sepse ne po mbrojmë veten dhe vendin tonë. Këtu nuk jemi në toke turke dhe nuk i përkasim Turqisë, as nuk do ndodhë! Por ne do na duhet të mbrohemi!

Më tej, presidenti serb tha se beson që Erdogan do e zbusë qëndrimin e tij, por nëse nuk e bën Serbia do të luftojë që ta arrijë: Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Ne do të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, por ju gjithashtu do shihni se nuk jemi dhe aq të vegjël.

Vuçiç thotë se vazhdon të njohë rezolutën 1244 për kufijtë.

"Serbia ka kufijtë e saj, dhe ato janë të njohura nga OKB-ja, dhe ne jemi të interesuar vetëm për këtë, përfshirë Kosovën dhe Metohijë si pjesë e Serbinë, në akordancë me rezolutën 1244. Nuk do t’i kërkoj falje më askujt, kurrë me. Ne na intereson vetëm gjëja jonë"!

*Artikulli i B92 përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.