Dhuna me të moshuarën në Pejë, një rast tronditës! Çfarë dimë deri tani

Një video ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale ditën e sotme, ku një e moshuar dhunohet nga dy infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Tiranapost, nuk do të postojë video me përmbajtje dhune. Por rasti tronditës do të ndiqet me profesionalizëm.
Autoritetet në Kosovë kanë reaguar: Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, duke u bazuar në video e cila ka qarkulluar në media sociale, ku shihet një punëtore në një shtëpi të pleqve në Pejë, e cila është duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Policia menjëherë është vënë në veprim dhe rreth orës 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) të dyshuara lidhur me rastin. Të dyshuarat janë duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe në koordimin të plotë me prokurorin e shtetit do të merren veprime të mëtejshme"
Dy infermierët janë arrestuar dhe ndodhen në burg.
Për këtë rast ka reaguar ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla: Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.
E moshuara është nëna e një prej dëshmorëve të UÇK-së, Taulant Nura.