Kosova

Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren dhe e braktisi në Spitalin e Ferizajt! Arrestohet autori

Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren dhe e braktisi në Spitalin e

Dardan Krivaqa i akuzuar për dhunimin për vdekje të 18-vjeçares Marigona Osmani nga Ferizaj që ka shokuar opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizaj.

Lajmin e njofton Policia e Kosovës: “Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.”

Kujtojmë se ngjarja tragjike që ka nxitur protesta në Kosovë, u raportua një ditë më parë, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani ishte dërguar e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj, ku dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e dhunës.

E reja ishte dërguar te spitali nga dy persona, të cilët janë larguar me një mjet tip “Audi” me targa zvicerane, pasi kanë lënë viktimën në ambientet e spitalit. Njëri prej autorëve, pikërisht i arrestuari Dardan Krivaqa, rezulton se ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërkohë që krimi është kryer në bashkëpunim me një shokun e tij.

Tiranapost.al