Kosova

Disa të helmuar dhe dy viktima nga uji i pijshëm në Deçan

Disa të helmuar dhe dy viktima nga uji i pijshëm në Deçan

Një helmim masiv ka ndodhur prej ujit të pijshëm në Deçan të Kosovës. Të paktën 800 të persona janë infektuar. Në zonën e Deçanit janë regjistruar edhe dy vdekje të papritura, të dyshimta që mjekët po i lidhin me helmimin.

Trupave po iu bëhet autopsia për të mësuar më tepër rreth situatës.

Të gjithë të infektuarit janë shtruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkaq shkaku i ndotjes së ujit nuk është përcaktuar ende.