Kosova

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Presidentja, Vjosa Osmani tha se ky titull po i jepet Duas pasi këngëtarja me famë botërore po kontribuon që Kosova të njihet në mbarë botën.

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë. Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, shkroi Osmani.

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa mbërriti dje në Prishtinë, ku performoi në edicionin e tretë të Festivalit “Sunny Hill”, të themeluar nga ajo dhe i ati, Gjin Lipa.