Kosova

E fundit/ Kosova mbyll të gjitha lokalet dhe restorantet, lëvizja me orar

E fundit/ Kosova mbyll të gjitha lokalet dhe restorantet, lëvizja me

Nga dita e nesërme dhe për dy javët në vijim, Kosova mbyll të gjitha lokalet, baret dhe restorantet. Vendimi është marrë sot nga qeveria e Kosovës, për shkak të rritjes së rasteve me të infektuar. Jo vetëm pezullimi i aktivitetit të këtyre bizneseve, por është vendosur gjithashtu ora policore.

Konkretisht:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç daljeve për arsye emergjente.

-Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

-Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Mbajtja e maskës me detyrim, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë drejtimit të automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

*Tiranapost.al.