Kosova

Falenderimi i Distria Krasniqit që në Paris do kërkojë diçka më shumë

Falenderimi i Distria Krasniqit që në Paris do kërkojë

Xhudistja Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokjos, duke e bërë përfaqësuesja e dytë në historinë e shtetit të ri që sjell medaljen në Prishtinë, ka premtuar se synon të marrë sërish vendin e parë edhe në Lojërat Olimpike të Parisit që do të zhvillohen në vitin 2024.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e pritjes së saj në aeroportin “Adem Jashari”, Krasniqi ka falenderuar kolegët dhe të gjithë popullin shqiptar për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

"Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falenderu gjithve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbet vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”,- ka thënë Krasniqi në ceremoninë e pritjes së Prishtinë.

Tiranapost.al