Kosova

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas deklarateve të Novak Djokovic

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas deklarateve të Novak Djokovic

Pas lojës me Aleksandar Kovacevic në French Open, tenistit serb, Novak Djokovic ka bërë një gjest të shëmtuar duke iu drejtuar kamerës me fjalët: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

Kjo ka bërë që Federata e Tenisit e Kosovës të reagojë me anë të një deklarate, ku e quan këtë veprim si nxitje të dhunës në këtë moment delikat për Kosovën.

Deklarata e Federatës së Tenisit të Kosovës:

Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje.

Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërore si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike.

Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas deklarateve të Novak Djokovic