Kosova

Foto/ Kushte skandal në spitalin e Kosovës, vajza detyrohet t'i mbajë serumin nënës së infektuar

Foto/ Kushte skandal në spitalin e Kosovës, vajza detyrohet t'i

Një foto e një vajze që duket se po i shërben nënës së saj të shtruar në spital po qarkullon kudo në rrjet. Mediat e Kosovës shkruajnë se janë pamje që tregojnë kushtet skandaloze nga Klinika e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë, ku është shtruar nëna me koronavirus. Vajza shihet teksa ka hipur mbi krevatin e nënës dhe i mban serumin, duke rrezikuar edhe veten nga infektimi.

Në Kosovë, pavarësisht rrezikut, familjarët e të sëmurëve nuk ndalohen që të futen në dhomat ku janë shtruar të afërmit e tyre.

Në një raport të publikuar nga OBSH, Kosova rezultonte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i vijëzuar me të kuqe, që tregonte se transmetimi i koronavirusit është kthyer në komunitar, me një rrezik më të madh që mund të sjellë kolapsin e sistemit shëndetësor.

Ndërsa Shqipëria është në transmetim virusi grupal.

Situata me koronavirusin në Kosovë deri më tani: 9,049 raste, 4,989 të shëruar, 256 viktima.