Kosova

Goditet në lokal zv/ministri i Kosovës, publikohen pamjet

Goditet në lokal zv/ministri i Kosovës, publikohen pamjet

Mediat e Kosovës raportuan sot se zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u sulmua në një lokal në Prishtinë. Sipas raportimeve, ai u sulmua fizikisht pasi ndërhyri në një përplasje që ndodhi në ambientet e lokalit, për të cilën më pas njoftoi edhe policinë.

Sveçla mësohet se ndërhyri kur një i burrë tentoi të dhunonte një fëmijë të mitur, që ishte duke kërkuar para.

Sipas videos së publikuar, personi që po sulmonte të miturin shihet duke goditur në kokë Sveçlën.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosja, që ka sqaruar se nuk ishte sulm personal ndaj zv.ministrit, por përplasje e ndodhur pasi ai ndërhyri në një incident.

“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërkuar para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke thirrur policinë”, ka thënë për ‘Express’, zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka.