Kosova

Greva e punonjësve/ Anulohen 200 fluturime nga aeroporti i Lisbonës

Greva e punonjësve/ Anulohen 200 fluturime nga aeroporti i Lisbonës

Rreth 200 fluturime që ishin planifikuar të niseshin nga aeroporti ndërkombëtar i Lisbonës janë anuluar pasi punëtorët e pistave kanë hyrë në një grevë dy-ditore që do të zgjasë të gjithë fundjavën.

Zëdhënësi i Sindikatës së Teknikëve për Kontrollin Aeroportual, që ka qenë iniciatori i kësaj greve ka thënë për mediat ndërkombëtare se të gjithë të punësuarit pa përjashtim i janë bashkuar grevës duke paralizuar kështu pikën më të rëndësishme të qarkullimit ndërkombëtar të shtetit iberik, në një periudhë piku për turizmin dhe qarkullimin ajror.

Shkaku i grevës ka qenë kërkesa e punëtorëve për të marrë rrogën e plotë pas propozimit të uljes së rrogave për shkak të pandemisë, por edhe kërkesa që leja e zakonshme të jepet si çdo vit dhe jo e përgjysmuar apo në periudha që vetë punëtorët nuk bien dakord.

Fluturimet që nuk kanë mundur të nisen kanë bërë që dhjetëra pasagjerë të humbasin fluturimet lidhëse me destinacionet e tyre dhe për pasojë kompanitë do të duhet të shpenzojnë miliona euro për akomodimin, dëmshpërblimin financiar dhe mbërritjen në destinacion të tyre.

Tiranapost.al