Kosova

Gruaja shtatzënë humb jetën nga koronavirusi në Kosovë

Gruaja shtatzënë humb jetën nga koronavirusi në Kosovë

Pacientja V.P e shtruar prej datën 15 prill në Klinikën Infektive në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në njoftimin zyrtar, Klinika njofton se e ndjera ishte njëherësh shtatzënë, ndërkaq nuk jep detaje në lidhje me foshnjen.

Pacientja nga Gjakova ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rasti i saj hedh poshtë një sërë lajmesh të ditëve të pandemisë të cilat mbronin idenë se gratë shtatzëna janë më pak të prekshme dhe e kalojnë me simptoma të lehta COVID-19.

Ndërkohë, deri tani në Kosovë janë të infektuar 598 persona, 16 kanë ndërruar jetë dhe 123 janë shëruar.