Hagë/ Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt i ulet dënimi vetëm 3 muaj

E Enjte 2 Shkurt 2023, 15:12
TiranaPost
Paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ky panel ka vendosur që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë – nga katër vjet e gjashtë muaj, në katër vjet e tre muaj burgim, njofton Klan Kosova.
Atyre u llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.