Kosova

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Mori dy vendime të rrezikshme për Kosovën, i tha SHBA-ve Jo!

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Mori dy vendime të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen, ka deklaruar kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj. Nga Kuvendi, Haradinaj tha se qeveria e Kurtit ka marrë dy vendime të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën. Ai përmendi refuzimin për projektin amerikan të gazit si dhe me targat që dëmet e saj sipas tij do të përjetohen në të ardhmen.

Pjesë nga deklarata e Ramush Haradinaj:

"Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të dëmshme pra të rrezikshme për Kosovën. Njëra njihet si marrëveshja për targat, dëmet e saj do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to në të ardhmen, dhe tjetri vendim është refuzimi i projektit të gazit.

MCC ka shpenzuar tre vjet dhe mbi 10 milionë dollarë në studime të ndryshme të fizibilitetit të gazit. Për këto studime MCC gjithashtu angazhoi inxhinierë të ushtrisë amerikane së bashku me kompanitë tjera kontraktuese dhe gjithë këtyre, ekspertët e mëdhenj të qeverisë Kurti ju thanë jo.

Këta ju thanë jo edhe inxhinierëve të ushtrisë amerikane, ju thanë se studimet e juaja nuk janë bindëse. Pra Kurti po ju thotë jo 200 milionëve amerikan të alokuara nga presidenti Biden për Kosovën në maj të këtij viti, për cilin lajm Qeveria Kurti nuk e tha asnjë fjalë të vetme, as nuk u lodhën për të mirëpritur kërkesën e presidentit Biden.

Kurti po i thotë jo një projekti gjeostrategjik për vendin që do të hapte rrugën për aleanca të reja dhe të rëndësishme për vendin. Kurti po i thotë projektit amerikan projekt rus, mbi të gjitha aspekti më shqetësues është njollosja e projektit nga kjo qeveri.

Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të dëmshme pra të rrezikshme për Kosovën. Njëra njihet si marrëveshja për targat, dëmet e saj do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to në të ardhmen, dhe tjetri vendim është refuzimi i projektit të gazit.

Duke refuzuar projektin e gazit, Qeveria Kurti përveç që i kanë thënë jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju ka thënë jo edhe partnerëve tjerë siç është BERZH të cilët aktualisht janë duke punuar në masterplanin e gazit të Kosovës. Ky qëndrim dhe refuzim i qeverisë është shumë shqetësues dhe si kurrë më parë Kurti lëkundi miqësinë tonë me Amerikën. Lëkundje që do të ketë pasoja për vendin, prandaj thirrja për dorëheqje e kësaj dorëheqje është legjitime dhe njëkohësisht para dorëheqjes ta rikthejnë vendimin për gazin”.

*Tiranapost.al.