Kosova

Haradinaj- kryeministrit Albin Kurti: Mos hiq taksën pa njohjen e kufijve. Do mbash përgjegjësi për pasojat

Haradinaj- kryeministrit Albin Kurti: Mos hiq taksën pa njohjen e kufijve.

Me një thirrje sërish drejtuar kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit, Ramush Haradinaj i këkron që të mos e heqë taksën 100% ndaj mallrave, serbe. Ai i kërkon Kurtit që të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij është konsumuar tashmë por i bën thirrje që kontrata finale të jetë me njohje reciproke të kufijve ekzistues me dy vende.

Haradinaj- kryeministrit Albin Kurti: Mos hiq taksën pa njohjen e kufijve.

Haradinaj i ka bërë thirrje të mos e heqë taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga Kurti që në vend të heqjes së taksave, të bëjë ofertë për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e kompromentuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

Haradinaj shton se Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”.

Ndërsa në fund i thotë Kurtit se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, përgjejgeës për pasojat do jetë vetë Kurti.

Kujtojmë se Amerika i kërkon Kurtit të heqë taksën, pa reciprocitet, siç ka deklaruar vetë kryeministri Kurti.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinaj:

Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.
Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.
Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.
Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

RH./ Tiranapost.al.