Kosova

Hashim Thaçi konferencë në mbrëmje: A do japë dorëheqjen?

Hashim Thaçi konferencë në mbrëmje: A do japë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se sot në mbrëmje do ti drejtohet popullit me një deklaratë, lidhur me aktakuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës ndaj tij. Një ditë pas publikimit të aktakuzës për krime lufte, Hashim Thaçi postoi një status:

Hashim Thaçi konferencë në mbrëmje: A do japë

Një ditë më pas tregoi se kishte zbritur në Aeroportin e Nënë Terezës, pasi u kthye nga Vjena ku anuloi takimin në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi.

‘Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi’

Më shumë sesa tek qëndrimi i tij ndaj akuzave të Hagës, vëmendja është nëse presidenti do të njoftojë dorëheqjen për tu përballur si qytetar dhe ish luftëtar ndaj akuzave. Në një situatë të ngjashme kështu veproi edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u gjykua dhe doli i pafajshëm.

Analistë dhe politikanë thonë se dorëheqja do të ishte veprimi i duhur për presidentin Thaçi.

Përveç Hashim Thaçit, në Tribunalin e Hagës duhet të paraqitet dhe ish kreu i Kuvendit Kadri Veseli dhe 8 persona të tjerë, ish- anëtarë të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.

Hashim Thaçi drejtori forcat anti-serbe gjatë luftës se Kosovës në 1990-ën.