Kosova

Hashim Thaçi ndërron avokatin mbrojtës për gjyqin e tij në Hagë

Hashim Thaçi ndërron avokatin mbrojtës për gjyqin e tij

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës duke pritur gjykimin si i akuzuar për krime kundër njerëzimit përgjatë luftës së Kosovës, ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij mbrojtës.

Mediat në Kosovë raportojnë se avokati David Hooper është larguar nga mbrojtja e Thaçit dhe përfaqësimin e tij e ka marrë përsipër avokati Gregory W. Kehoe, i cili në të shkuarën ka mbrojtur gjeneralin kroas Ante Gotovine.

Tiranapost.al