Kosova

Hashim Thaçi: Nesër në orën 20:00 do të flas për ditët e Hagës

Hashim Thaçi: Nesër në orën 20:00 do të flas për

Hashim Thaçi ka përshëndetur me dorë pasi ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe prej andej është nisur për në Kosovë.

Në Facebook ka nxjerrë një njoftim ku tregon se nesër në mbrëmje, në orën 20:00 do të flas për ditët e Hagës.

Hashim Thaçi: Nesër në orën 20:00 do të flas për

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ndërkaq në Morinë po përgatitet mirëseardhja e tij nga një grup njerëz të cilëve u është kërkuar të mbajnë me vete flamurin dhe maskat.

Thaçi ndodhej prej katër ditësh në Hagë, ku po merrej në pyetje si i akuzuar për krime lufte.