Kosova

Hashim Thaçi nuk dorëhiqet. I revoltuar edhe me ndërkombëtarët: Mos duhet ti kërkojmë falje Serbisë?

Hashim Thaçi nuk dorëhiqet. I revoltuar edhe me

Pritej që presidenti Hashim Thaçi të njoftonte dorheqjen sot për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria e Hagës për krime lufte, por për sa kohë që këto akuza nuk janë të konfirmuara, Hashim Thaçi do jetë në postin e tij. Nëse zyrtarizohen akuzat, ai do të lirojë zyrën dhe do të përballet në Gjykatë.

Me fjalë prekëse tregoi se si u ndje kur mësoi çfarë prentendonte prokuroria e Hagës, por nuk la pa shprehur keqardhjen për mënyrën se si sipas tij ndërkombëtarët heshtin për krimet e luftës që kanë bërë serbët, dhe ndërkohë Kosovës ende nuk i kanë liberalizuar vizat. Mohoi edhe akuzat se ishte përpjekur të pengonte ngritjen e Gjykatës Speciale për të cilën tha se kishte dhënë votën e tij.

Fjalimi i Hashim Thaçit:

Ju drejtohem sonte nga kjo zyrë kur prej 1542 ditësh kam nderin e jashtëzakonshëm të ushtrimit të detyrës së lartë të presidentit. Kosovës së lirë të pavarur dhe demokratike, zemra ime është e lënduar por jo e thyer mendja ime e rënduar por jo dhe turbulluar. Gjaku im i nxehur por i pastër dhe i njëjtësuar me gjakun e bashkëluftëtarëve që humba në lutë, i njëjtë me gjakun e atyre që me kanë dashur e mbështetur pa kursim në rrugëtimin për liri dhe shtet-ndërtim, Në këto çaste edhe me gjakun e atyre që kanë kundërshtuar paragjykuar e gjykuar ndryshe nga ao që unë do dëshiroja.

Ndjehim sot si asnjëherë më parë krejt i çliruar nga brenga e peshës së ballafaqimeve politike që kanë mjegulluar para syve tuaj, se në fund jemi të gjithë bij e bijat e kësaj toke e duam më të mirën për atdheun tonë Kosovë. Por politika i ka edhe këto, është krejt e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës së gjatë nga koha kur isha një djalë idealist që doja të ndryshoja botën e deri sot me thinja të bardha. Kam kujtuar momente historie e krejt personale, kam menduar për prindërit, gjyshërit familjen dhe djalin Endritin, ai që sot është bërë burrë dhe mund ta shoh në sy pa u dridhur qërpiku për nisjen e gjyqit për krime lufte.

E kemi ditur që ne ushtarët do paguanim një çmim të madh. E drejtë që duhet zbardhur çdo pretendim e akuzë prej kujtdo dhe kudo që ka ndodh. Njëjtë do jetë dhe me mua dhe me vllaun tim nga gjaku i luftë Kadri Veseli. Gabime politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte anjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën ee zezë të Millosheviçit do bëja të njëjtën duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin për liri. Por një gjë më lejoni ta bëj të qartë, mbi dy dekada i kam mbështetur iniciativat për ngritjen e Gjykatës, Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot kur jam unë Hashim Thaçi që personalisht do mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjn me fjalë e me vote.

Në atë kohë kishim vetëm dy rrugë: Njëra ecjes përpara në alenca me SHBA dhe BE dhe e dyta që kjo çështje ti lihet në dorë OKB ku kanë ndikim edhe vendet që kundërshtojnë pavarësinë. Vendimi im ishte strategjk në përputhje me vizionin për të ardhmen e Kosovës dhe nuk kam parë për përfitime ditore e politike, sot kush thotë që kam bërë pengesë dhe sabotues është i keqinformuar dhe tendencioz. Pr nga ana tjetër dikush duhet të bëjë bilancin e 20 viteve për krimet në Kosovë.

Unë do isha njeriu më i lumtur nëse do shihja që ndërkombëtarët të aplikojnë standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë për kriemt e luftës, fatkeqësisht shoh të kundërtën dhe ja ku jemi sot, Serbia ecën në rrugëtimin e BE ndërsa Kosova nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë. Natyrisht që unë nuk shoh ndonjë komplot kundër Kosovës për fakt dallimin e qasjes së ndërkombëtarëve, padyshim kemi gabime dhe përgjegjëi unë i pari dhe bashkë me mua krej udhëheqësit që prej vitesh nuk arritëm të ruajmë kohezionin politik por kjo nuk justfikon faktin që Kosova prej 22 vitesh vazhdon me ballafaqimin për luftën dhe në Serbi është heshtja e varrit për krimet e luftës.

A mos vallë duhet të presim ditën kur të na thuhet se duhet ti kërkojmë falje Serbisë për spatrimin etnik, perdhunimin e motrave dhe nënave tona? Kjo pyetje lind natyrshëm se askujt në Serbi nuk i kërkohet llogari megjithatë nuk dua të zgjatem në këtë temë.