Kosova

Historiani kosovar dyshohet se u vra nga vajza e tij

Historiani kosovar dyshohet se u vra nga vajza e tij

Një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës, Prof.Dr. Masar Rizvanolli, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Vdekja e tij dyshohet se nuk ishte nga shkaqe natyrale.

Mediat vendase raportojnë  se ai u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë, ndërkohë sipas policisë e dyshuara për këtë ngjarje është vajza e tij 58-vjeçare e cila ishte  me probleme mendore dhe tashmë është shtruar në spital.

Kush ishte Masar Rizvanolli

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj të vitit 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë. Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e filloi në Kukës, ku mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku, gjakovar dhe patriot i madh.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli  ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve "Jakova". Ai ka qenë  edhe autor i shumë librave historikë  për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.