Kosova

Hoti, pas kthimit nga Brukseli: Asnjë kompromis me Serbinë deri në njohjen reciproke

Hoti, pas kthimit nga Brukseli: Asnjë kompromis me Serbinë deri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për emisionin Pressing pas kthimit nga Brukseli ku takoi Presidentin e Serbisë Vuçiç.

Hoti tregoi se nuk do ketë asnjë kompromis pa arritur njohjen reciproke dhe se deri atëherë do vazhdojë dialogu.

“Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha kryeministri Hoti.