Kosova

Hoti publikon letrën e Trump: Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende

Hoti publikon letrën e Trump: Mezi pres që të forcojmë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë sot një letër të cilën ia ka nisur Presidenti i Amerikës Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti në “Facebook” ku ka publikuar edhe letrën. Në letrën e publikuar nga Hoti, Trump vlerëson angazhimin për të krijuar stabilitet e paqe në Ballkan dhe në botë.

Hoti publikon letrën e Trump: Mezi pres që të forcojmë

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet e paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Lidhur me letrën Hoti shpreh falënderimet ndaj President Trump për përkushtimin që sipas tij ka treguar për të vendosur paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.