Kosova

Hoti: Vaksinat e para në Kosovë vijnë në shkurt, do vaksinohen 20 mijë qytetarë në ditë

Hoti: Vaksinat e para në Kosovë vijnë në shkurt, do

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një konference të përbashkët për shtyp njoftuan se vaksinat kundër Covid-19 do të mbërrijnë në Kosovë në muajin shkurt.

Sipas Hotit janë konkretizuar bisedimet me Pfizer për 500 mijë vaksina dhe se vaksinat e para do të shpërndahen sipas strategjisë së imunizimit.

Hoti deklaroi se sipas strategjisë parashikohet që fillimisht të vaksinohen mjekët, personat mbi moshën 65 vjeçare si dhe ata me rrezikshmëri të lartë.

“Ne presim që si në vendet e regjionit, vaksinat të vijnë në shkurt Sipas strategjisë parashikohen me prioritet mjekët, personat mbi moshën 65 vjeç dhe ata me rrezikshmëri të lartë. Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës. Kemi komoditet që brenda një periudhe të shkurtër kohore të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve.Janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina. Po ashtu janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina. E po ashtu edhe me COVAX bisedimet për 700 mijë vaksina. Janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-COVID”, deklaroi Hoti.