Kosova

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Ramë Lahaj: Si vëlla i 4 motrave, ju bëj thirrje të protestojmë

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Ramë Lahaj: Si

Për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunuar nga 5 djem, ka reaguar edhe tenori Ramë Lahaj që bën thirrje për pjesëmarrje në protestë.

“Si vëlla i 4 motrave e dajë i 13 mbesave, e përjetova thellë dhe rëndë ngjarjen që ka ndodhë dje në Prishtinë. Mundem me thanë që përgjegjësia, turpi, marrja e degjenerimi bien mbi të gjithë ne. Fajin e kemi të gjithë! Thuhet se ishin 5 persona, e për mua kjo përfaqëson realitetin e degjenerimit momental në shoqërinë tonë! Një krim i organizuar! Zoti na ka harru, sepse kemi humbë fillimisht vetveten, dashninë e respektin për njani tjetrin, andaj edhe nuk kemi ku ngushëllohemi më. Uroj të jetë e fundit dhimbje! Për vajzën dhe familjen e saj, lutem që ta marrin veten sa më shpejt nga kjo ngjarje makabër. E juve, ju ftoj që të protestojmë së bashku nesër, të tregojmë që e dënojmë këtë akt të tmerrshëm e çnjerëzor, prej orës 12:00 në Sheshin Zahir Pajaziti. Është koha mos me qenë të heshtur, është koha me i dënu dhunuesit, është koha me e dënu dhunimin, është koha me u revoltu për systemin e drejtësisë!”, shkruan Ramë Lahaj.

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Ramë Lahaj: Si

Si ndodhi ngjarja?

Të shtunën e 27 gushtit, në një park në lagjen “Arbëria” u përdhunua nga 5 persona një e mitur 11-vjeçare. Mësohet se djemtë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë, pastaj kanë abuzuar me të. Detajet nga dosja e prokurorisë janë tronditëse, ku dëshmohet sesi një prej djemve e mbante me forcëm teksa tjetri abuzonte seksualisht me të. Më pas vajza është futur në makinë dhe është dërguar në një fushë me bar dhe pemë (sipas dëshmisë), ku është përdhunuar sërish.

Ngjarja e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave dhe ka nxitur revoltën publike.

Çfarë dihet për autorët?

Autorët e këtij krimi seksual janë në moshë madhore, por edhe minorenë. Dy prej tyre janë vëllezër. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit me inicialet E.R. dhe një të mituri, vëllezër mes tyre, si të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçare, teksa në arrati ndodhen edhe shtetasit Xh.S., dhe G.J.

Ç`po ndodh me vajzën orët e fundit?

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizatë Jofitimprurëse sqaron se vajza është e sigurt, është mirë dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Ajo ndodhet në një strehëz për vajzat e dhunuara.

Reagimet e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti

Pas kësaj ngjarje, kanë reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti.

Osmani shkruan: “Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”.

Kurti shkruan: “Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejt para drejtësisë e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale”.