Kosova

I riu kosovar kryen vetëvrasje! Refuzoi të karantinohej pasi u kthye nga Gjermania

I riu kosovar kryen vetëvrasje! Refuzoi të karantinohej pasi u kthye

Një i ri nga Gjilani kreu vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku po mbahej në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

Mediat vendase shkruajnë se 26-vjeçari i kthyer nga Gjermania, kishte refuzuar karantinimin për shkak të problemeve shëndetësore, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Lëndimet e të riut sipas mjekëve ishin shumë të rënda, ndërsa ai u dërgua pa shenja jete në spital.

I riu kosovar kryen vetëvrasje! Refuzoi të karantinohej pasi u kthye

“Në pranim ka qenë pacienti pa shenja jete, me gjakderdhje nga veshi, hunda dhe goja. Prej lëndimeve të dukshme që ne i kemi parë kanë qenë këto, mirëpo për shkaktarin definitivisht të vdekjes fjalën e ka ekspertiza e mjekut ligjor, për të cilën edhe kemi kërkuar ekspertizën”, tha mjeku specialist në Qendrën Emergjente, Blerim Hyseni.

26-vjeçari duhet të qëndronte në Qendrën e Studentëve, e cila po shfrytëzohet si karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme, ku ndërmori edhe aktin ekstrem rreth orës 17.30.

Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit:

“Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike. I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie.

Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”.