Kosova

Infektohet familjarisht politikani në Kosovë: Kam dhimbje koke

Infektohet familjarisht politikani në Kosovë: Kam dhimbje koke

Është infektuar me koronavirus kreu i grupit parlamentar të LDK-së në Kosovë, Arben Gashi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Gashi përmes një postimi në Facebook, ku tregon se edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Ai do të izolohet në shtëpi bashkë me familjen për dy javë, por mbetet e paqartë nëse ka patur kontakte të afërta fizike me anëtarët e tjerë të partisë apo me kolegë.

Lexoni postimin e plotë të Arben Gashit:

Të nderum miq,

Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.

Faleminderit!

Infektohet familjarisht politikani në Kosovë: Kam dhimbje koke