Kosova

Infektohet me virus Isa Mustafa në Kosovë: Ndjej plogështi

Infektohet me virus Isa Mustafa në Kosovë: Ndjej plogështi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë Isa Mustafa në një postim në Facebook. Ai ka treguar se nuk ka simptoma të tjera përveçse plogështi. Mustafa, 69 vjeç shprehet se deri më tani asnjë nga familjarët e tij nuk janë të prekur nga virusi dhe se ditët në vijim do të izolohet.

Postimi i plotë në Facebook:

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”.

Infektohet me virus Isa Mustafa në Kosovë: Ndjej plogështi

Kosova ka 4,307 raste, 94 viktima.