Kosova

Isa Mustafa bëhet me Haradinaj: Koalicion për qeverinë, ministritë që i premtohen AAK

Isa Mustafa bëhet me Haradinaj: Koalicion për qeverinë,

Partia e Isa Mustafës që prishi koalicionin me Vetëvendosjen dhe inicioi mosbesimin me votë në Kuvend të qeverisë Kurti duke e rrëzuar, ka arritur një marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me në krye Ramush Haradinaj.

Vetë Haradinaj ka konfirmuar lajmin i cili ka thënë se partia e tij do të ketë 4 ministri, Ministrinë e Jashtme të Arsimit, ministrinë e Drejtësisë, Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik, ndërsa do të ketë edhe një zv.kryeministër.

LDK ka zgjedhur që kryeministër i qeverisë së re të jetë Avdullah Hoti.

Megjithatë, ky ngut dhe këto zhvillime për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ai akuzon presidentin Thaçi se po tejkalon detyrën me mbledhjen e partive për të formuar qeverinë e re ndërsa ka paralajëmruar se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Albin Kurti thotë se nuk mund të ketë qeveri të re pa zgjedhje, dhe se smund të ketë parlament të vjetër me zgjedhje të reja.

Në një intervistë mbrëmë për Ilva Now, kreu i Vetëvendosjes tha:

Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. Nuk ka qeveri të re me Kuvend të vjetër. Por tani kemi problemin e Covid dhe deri më tani Kosova po ia del.

Ndërkaq, ende nuk dihet nëse do ketë koalicion dhe me një parti tjetër, për të siguruar votat.