Kosova

Isa Mustafën e bënë të vdekur nga virusi me foto e video: Arrestohet personi që përhapi lajmin fake

Isa Mustafën e bënë të vdekur nga virusi me foto e video:

Një person është arrestuar pasi akuzohet se ka shpërndarë foto dhe video ku thotë se kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Arban Abrashi i cili është sekretari i LDK-së ka njoftuar policinë pasi ka parë foto dhe video në Facebook. 

Për gazetën e Kosovës 'Express', ai ka thënë se personi ka përhapur foto dhe video të rreme, madje duke njoftuar edhe për varrimin e Mustafës.

Isa Mustafa njoftoi pak ditë më parë se ishte infektuar me virusi, por nuk kishte shenja përveç ndjesisë së lodhjes. Pas përhapjes së lajmit të rremë, familjarët kanë konfirmuar se lideri i LDK është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijon të qëndrojë në izolim.