Kosova

Ish krerët e UÇK-së do takojnë familjarët pas 8 muajsh në paraburgim

Ish krerët e UÇK-së do takojnë familjarët pas 8

Prej tetë muajsh, 7 komandantë dhe ish krerë të UÇK-së, ndodhen në qelizë e paraburgimit në Hagë pas akuzave për krime luftë. Por më në fund ata do kenë mundësi për të takuar familjarët dhe të afërmit e tyre, nga 15 korriku.

Mësohet se ish presidenti Hashim Thaçit, ish kryeparlamentari Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit e Sali Mustafës të cilëve u është konfirmuar aktakuza gjatë vitit 2020, do kenë të drejtën për të dalë nga qelia dhe për të takuar familjarët.

Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur mundësi të mbajnë kontaktet me familjarët përmes internetit, me video. Këtë e kanë konfirmuar burime nga Zyra e Prokurorit të Specializar në Hangë për mediat e Kosovës si T7. Duket se edhe vaksinimi i ish krerëve të UÇK-së ka bërë që DHSK të rishikojë masat e vendosura.

*Tiranapost.al.