Kosova

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë dënohet me dy vite burg për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë dënohet me

Ish-ministri i Shëndetësisë së Republikës të Kosovës, Numan Baliq është dënuar me dy vite burg, pasi ai është shpallur fajtor për ngacmim seksual. Prej dënimit do të zbritet koha të cilën ai e ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie.

Sipas aktgjykimit të shpallur ditën e sotme, përveç heqjes së lirisë, Baliqit i ndalohet edhe ushtrimi i profesionit të mjekut për një periudhë 2 vjeçare.

Më parë Baliq kishte mohuar akuzat që rëndonin mbi të për prekje pa pëlqimin e saj të viktimës me inicialet A.I., e cila kishte shkuar në spital për të shoqëruar foshnjën e saj gjashtë-muajshme që ishte hospitalizuar në repartin e ortopedisë. Ngjarja ka ndodhur kur Baliq ushtronte detyrën si mjek në spitalin e Pejës.

Tiranapost.al