Ish-zyrtari i Trump për Kosovën, sulmon Kurtin: Je anti-amerikan, Biden duhet të të ndalojë

Ish i dërguari special i presidentit Donald Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ishte një nga individët më të rëndësishëm në marrëveshjes mes Prishtinës dhe Kosovës për njohjen e Izraelit dhe shumë projekte të tjera, ka sulmuar fituesin e zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurtin, me anë të një statusi në Twitter.
Grenell në reagim të idesë së diskutuar nga Kurti për të kthyer vendimin e zhvendosjes së ambasadës të Kosovës në Jeruzalem ka shkruar në Twitter:
“Lideri i ri majtist dhe anti-amerikan i Kosovës, Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA-ve të propozuara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan.
Ekipi i Biden duhet të ndalojë këtë gjë.”
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
The Biden team should stop this....@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd
Grenell ka shërbyer edhe si ambasadori amerikan në Gjermani përgjatë administratës Trump, ku u akuzua nga zyrtarët vendas për favorizim të partive të ekstremit të djathtë.
Tiranapost.al