Kosova

Izolimi i popullit të Kosovës është në kundërshtim me vlerat e BE-së

Izolimi i popullit të Kosovës është në kundërshtim

Për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mbajtja e popullit të Kosovës të izoluar është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian.

Ajo i referohet marrjes së vizave, ndërsa në një deklaratë në “Ditën e Europës” theksoi sesa e rëndësishme dhe produktive është paqja mes popujve e shteteve.

“Jetësimi i vlerave që i ka mishëruar Bashkimi Evropian në themelet e tij janë sot po aq të rëndësishme sikurse edhe 70 vjet më parë. Por, mbajtja e popullit më pro-evropian, popullit të Kosovës, të izoluar është në kundërshtim me po këto vlera. Çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është po ashtu në kundërshtim me këto vlera. Shpresojmë që sot, 70 vite pas, e përherë në BE të mbizotërojnë mendjet e ndritura, sikurse ajo e Robert Schuman dhe të punohet për paqe, stabilitet e solidaritet e të bashkohemi kundër atyre që promovojnë urrejtje, ndarje e diskriminim”, tha Osmani.