Kosova

Jemi në situatën më të rënduar të virusit! Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën paralajmërimin nëse ka përkeqësim

Jemi në situatën më të rënduar të virusit!

Kosova ndodhet në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.

Kështu deklaron me një status në Facebook ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa paralajmëroi se nëse gjendja do të përkeqësohet më tej, do të çonte në një kolaps të sistemit shëndetësor me pasoja afatgjata.

Ai dha detaje tjera rreth Planit të Reagimit Kombëtar.

Postimi i plotë:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.