Kosova

Jo një mesazh, por një himn për dashurinë i ka dedikuar Veton Surroi bashkëshortes së tij, Blertës

Jo një mesazh, por një himn për dashurinë i ka dedikuar

Dy foto dasme që nuk duken nga vite para, por nuk kemi asnjë informacion që janë edhe aktuale.

Veton Surroi me një foto çift, me bashkëshorten e tij që mban veshur fustanin e nusërisë me një buqetë lulesh, i ka dedikuar nje mesazh dashurie që në fakt është një hymn dashurie për shoqen e tij të jetës, Blertën, artiste në profesion. Çifti kanë dy djem, ata e ndajnë jetën mes Prishtines dhe Qerretit ku kanë një shtëpi.

Lexo të plotë letrën:

Blertës, në një ditë si kjo

Dhe ja ku jemi në një ditë si kjo.

Një ditë që nuk shënon datë.

Është një ditë që nuk shënon datë

Sepse kështu deshëm Blerta dhe unë.

Deshëm që të mos shënojmë një ditë të veçantë

Sepse çdo ditë duhet të jetë e veçantë

Sepse çdo ditë është e veçantë

Jemi të rrethuar prej ditëve të anktheve, të humbjeve të pësuara e humbjeve të paralajmëruara

Jemi të rrethuar prej karrigeve të munguara të shokëve tonë

Dhe të karrigeve të munguara të shokëve tonë që presin humbjen e të afërmve

Shenja të fragjilitetit të ekzistencës.

Dhe, po , jemi të rrethuar nga ditët që shkojnë,

Çdo njëra me peshën e vet, domethënien e vet.

Çdo njëra me qenien e vet e të papërsëritjes.

Dhe kemi këtë ditë, dhe ditën që vjen dhe atë pas saj

Janë ditë që nuk shënojnë data të rëndësishme kthese.

Po, do të ketë ditëlindje e diplomime, do të ketë ceremoni gëzimi.

Çdo njëra prej tyre do të ketë një peshë të veçantë.

Dhe një kujtesë.

E, megjithatë, mes ditëve të kujtesës do të kemi një dhe një ditë tjetër

Dhe, çdo njëra prej tyre do të ketë një përmbajtje të madhe

Jetën tonë

Gëzimin e të jetuarit.

Këtë desha t’ia shprehja Blertës sonte.

Gëzimin e jetës sime me të.

Gëzimin e përditshmërisë.

Një përditshmërie që është më e begatë se dita paraprake

Që ka dashurinë e të zgjuarit bashkërisht

Që ka bekimin e pritjes së ritakimeve përgjatë ditës,

Që ka hapësirën boshe e lozonjare të të menduarit për

ditën që vjen, javën pas saj, stinët dhe çdo ngjyrë e shije që kanë ato.

Desha , pra , që të jemi së bashku në këtë ditë

Që të shënojmë së bashku gëzimin e përditshmërisë

Apo përditshmërinë e gëzimit.

Të ditëve që me Blertën jam mësuar t’i çmojë dhe

Shijojë

T’i çmojë e shijojë si gëzim i jetës.

Orë pas ore, ditë pas dite.

E të ditëve që na presin përpara.

Ato të ëndërrave të ëndërruara së bashku

Ato të ditëve e netëve ku një prekje e një shikim

Janë të mjaftueshme për të përzënë retë e zeza,

Fjalët e zilisë a rrëfimet e kotësisë njerëzore.

Çdo orë dhe çdo ditë jete ka qenë një thesar,

Blertë.

Dhe çdo orë dhe ditë e ardhshme është rizbulim

i begatisë sate.

Ti, që je thellësia e Detit të dashurisë, ti që je Nuri i jetës sime.

(Qerret, 10 korrik 2021, një dhjetëvjetësh e ca jete të përbashkët)

Jo një mesazh, por një himn për dashurinë i ka dedikuar

Tiranapost.al